Familja do të nxjerr albumin e ri të Chuck Berryt 

2:19 pm 20.03.17

 

Gjatë vitit të kaluar, në ditëlindjen e tij të 90-të, Chuck Berry bëri me dije se shumë shpejt do të nxjerr albumin e tij të ri, të parin në 38 vitet e fundit.

“Kam punuar për një kohë të gjatë në këtë album.” kishte thënë këngëtari. “Kështu mund t’i jap fund karierës!”

Berry vdiç këtë të shtunë duke mos arritur të pres daljen në publik të këtij albumi. Megjithatë, familja e tij ka shkruar në Facebook për të bërë me dije se albumi do të publikohet së shpejti.

“Derisa zemrat tona janë shumë të rënduara, e dijmë se Chuck nuk dëshironte tjetër më shumë sesa të shoh albumin e tij të jetë lëshuar për botën, dhe në nuk dijmë mënyrë më të mirë për të shënuar dhe kujtuar 90 vitet e jetës së tij sesa përmes muzikës së tij.” thuhet në njoftimin e lëshuar nga familja e këngëtarit.

Detajet do të bëhen publike gjatë kësaj jave, ku pritet të ketë edhe lansim të ndonjë kënge nga ky album.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM