Facebook ofron falas platformën ‘Workplace’

9:27 am 10.04.17

 

Duke synuar tërheqjen e sa më shumë përdoruesve profesionalë, Facebook po shikon mundësinë që të ofroj falas një nga platformat e saja që deri më tani ka qenë me pagesë.

Bëhet fjalë për platformën Workplace përmes së cilës përdoruesit në një vend të njëjtë pune kanë pasur qasje të veqantë në këtë platformë të dedikuar enkas për bizneset dhe ndërrmarjet me shumë punëtorë.

CNET News raporton se Facebook ka filluar testimet për një platformë Workplace që do të ofrohet falas për përdoruesit, por me një numër më të kufizuar të funksioneve.

Kjo është një shenjë se po rritet konkurrenca mes kolosëve të teknologjisë, edhe në fushën e software bashkëpunues.

Workplace u publikua tetorin e kaluar si një seksion paralel i Facebook, ku punonjësit e një kompanie mund të punonin së bashku për projektet, detyrat dhe aktivitetet e tjera profesionale.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM