Everything Everything – ‘The Mariana’

7:22 pm 06.03.18

Kënga e re nga Everything Everything ka për subjekt vetëvrasjet tek meshkujt në moshë të re

 

Kënga ‘The Mariana’ është pjesë e albumit të ri A Deeper Sea.

“Kënga flet për identitetin mashkullor dhe për shkallën e lartë të vetëvrasjeve tek meshkujt në Mbretërinë e Bashkuar, doja të sillja disa meshkuj në rrethana natyrale – jo aktorë apo rrethana të zbukuruara,” ka thënë frontmeni Jonothan Higgs.

“U vendosa në një fushë amatore futbolli pasi është aq afër e lidhur me identitetin mashkullor, dhe loja është një vend i mirë për të parë emocionet e pambrojtura, të ndara nga përditshmëria. Ne i inçizuam The Granada Old Boys në qendrën e Tenisit dhe Footbollit në Manchester, që gjendet afër Stadiumit Eithad.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM