Everything Everything lëshojnë singël të ri  (audio)

2:17 pm 14.06.17

Everything Everything kanë nxjerrë singël të ri, ‘Can’t Do’.

Kënga është pjesë e albumit të katërt, A Fever Dream, i cili do të dal më 18 gusht. Albumi është punuar me producentin James Ford, i shquar për punën e tij me emrat si Foals, Depeche Mode dhe Arctic Monkeys.

“Can’t Do bënë fjalë për tentimin që të lakohemi në botë dhe të mundohemi të përshatemi brenda saj. Asnjëri nuk është normal, asnjëri nuk e di se çfarë është normale. ‘Nuk mund të bëjë atë që ti do’ – nuk brengosemi, ne vetëm duam që ti të kërcesh.” ka thënë frontmeni Jonathan Higgs.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM