Evanescence me këngë emocionale për vetëvrasjen dhe depresionin (video)

5:55 pm 19.10.17

 

Grupi Evanescence kanë lëshuar videospotin për këngën ‘Imperfection’.

Kjo është kënga e parë dhe një nga këngët e reja të albumit Synthesis, një album ky i cili sjell gjithashtu një ripunim të disa prej këngëve më të mira të grupit performuar bashkë me një orkestër dhe me elemente të muzikës elektronike.

“Për mua, kjo është kënga më e rëndësishme në album,” ka thënë këngëtarja Amy Lee për këngën ‘Imperfection’.

“Është për gjithë njerëzit që kemi humbur, për të gjithë njerëzit që kemi mundur t’i humbim, për vetëvrasjen dhe depresionin. Këndoj nga perspektiva e personit lënë mbrapa, personit në dhomën e pritjes. Është një lutje të luftosh për jetën tënde, të qëndrosh. Mos iu dorëzo frikës – këtë ia them vetes çdo ditë. Askush nuk është i përkryer. Të gjithë jemi të papërkryer, dhe janë këto papërkryerje që na bëjnë ata që jemi, dhe duhet t’i përqafojmë ato sepse ka aq shumë bukuri në këto ndryshime.”

Më pas, këngëtarja ka shtuar: “Ia vlen të luftosh për jetën. Ia vlen të luftosh për veten tënde.”

Albumi Synthesis nga Evanescence del më 10 nëntor.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM