Europol: Kosova rrezikohet nga sulmet terroriste

1:01 pm 16.06.17

 

Alarmi më i fundit rreth rrezikshmërisë nga sulmet terroriste në Ballkan vjen nga Europoli.

Javë më parë u dha lajmi se Shteti Islamik ka dërguar mesazh duke kërcënuar vendet e Ballkanit, duke theksuar se shumë shpejt do të ketë sulme nëpër qytetet e mëdha të shteteve ballkanike.

Tani, sipas agjencisë së lajmeve Sputnik, alarmi vjen nga Europol që thotë se të gjitha shtetet e Ballkanit Perëndimor duhet të jenë më të përgatitura për të parandaluar sulme të mundshme, transmeton ABCNews.

Shanset më të mëdha për sulme terroriste këto ditë i ka Kroacia. Mirëpo, në një raporti të rregullt vjetor të forcës evropiane të policisë, Europol, ndër të tjera, paralajmërohet se xhihadistët kanë kampet e trajnimit në Ballkan, si dhe për faktin se numri  më i madh i luftëtarëve të huaj që i bashkohen Isis vijnë nga Bosnja e Hercegovina, Kosova, Mali i Zi dhe Maqedonia.

Pra sipas raportit në fjalë, vendet e lartpërmendura kanë gjasa të përfshihen shumë më shpejt nga sulmet terroriste.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM