Erdogan cakton zgjedhjet për muajin qershor   

5:38 pm 18.04.18

 

Zgjedhjet presidenciale dhe parlamentare në Turqi do të mbahen më 24 qershor.

Kështu ka vendosur presidenti Recep Tayyip Erdogan duke i caktuar ato më herët, derisa ishin të parapara të mbahen në nëntor të vitit të ardhshëm.

Ideja për zgjedhje të parakohshme fillimisht ishte propzuar nga aleatët nacionalist.

Erdogan, i cili drejton Turqinë që nga viti 2002, do të kërkoj në këto zgjedhje votën edhe për pesë vite të ardhshme.

“Zhvillimet në Siri dhe gjetkë e kanë bërë urgjente kalimin në sistemin e ri ekzekutiv në mënyrë që të ndërmarrim hapa më të fortë për të ardhmen e vendit tonë,” ka thënë Erdogan, transmeton BBC.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM