Emra të ri i shtohen line-upit në Exit Festival 2018

11:11 am 13.02.18

 

Festivali Exit, që mbahet në Novi Sad, ka njoftuar edhe për dy emra të ri që i shtohen skenës së edicionit të sivjetëm.

Një prej emrave më të shquar në skenën e electropop dhe experimental, muzicientja suedeze Karin Elisabeth Dreijer, e njohur si Fever Ray, është konfirmuar se do të jetë këtë edicion në Exit.

Po ashtu, një prej emrave të rinj dhe më premtues në zhanrin trip-hop electronic, Sevda Alizadeh, e njohur si Sevdaliza, gjithashtu do të jetë pejsë e skenës sivjet në festivalin Exit.

Këta janë vetëm dy prej emrave të shumtë që janë konfirmuar deri tani, derisa edhe gjatë javëve dhe muajve në vazhdim festivali pritet të pasurohet me këngëtarë dhe bende që do të zbavisin fansat nga 12-15 korrik në Novi Sad të Serbisë.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM