Emra të mëdhenj që nuk do të jenë në Botërorin ‘Rusia 2018’

5:28 pm 21.05.18

 

Disa emra të mëdhenj të futbollit janë lënë jashtë listave paraprake që përfaqësueset, pjesëmarrëse në Botërorin ‘Rusia 2018’, kanë shpalosur disa javë para fillimit të kampionatit.

Trajneri i Spanjës ka lënë jashtë sulmuesin e Chelsea, Alvaro Morata dhe Sergi Roberton e Barcelonës.

Po kështu iberikët nuk do të kenë në turneun e kësaj vere, edhe Marcos Alonson ndërsa janë preferuar Diego Costa, Aspas e Rodrigo, transmeton Top Channel.

Skuadra e Spanjës do të nisë grumbullimin e saj në 26 maj, pikërisht në të njëjtën ditë kur Reali i Madridit do të luajë në finalen e Ligës së Kampioneve ndaj Liverpool.

Te Argjentina përjashtimi më i bujshëm është ai i sulmuesit Mauro Icardi. Futbollisti i Interit nuk është në listën paraprake të skuadrës favorite për botërorin, ndërsa ka vend në të, për juventinët Higuain dhe Dybala.

Edhe trajneri i kombëtares së Belgjikës bëri disa zgjedhje të diskutueshme në seleksionin, të cilit do t’i besojë në Botërorin e kësaj vere në Rusi. Ashtu siç pritej, Eden Hazard do të jetë motori i belgëve në fushë, ndërsa ofensiva fantastike do të përbëhet gjithashtu nga sulmuesit e Manchester United, Romelu Lukaku dhe Maruan Fellaini.

Ka një risi në listë me përfshirjen e Kristian Benteke pavarësisht një sezoni të varfër te Crystal Palace, por surpriza më e madhe ishte lënia jashtë e Radja Nainggolan. Futbollisti i Romës ka qenë në një formë optimale në Serinë A dhe në Ligën e Kampioneve, por do ta shohë Botërorin si tifoz. Përjashtimi ka sjellë dhe vendimin e Nainggolan për të mos luajtur më me përfaqësuesen belge.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM