Emma Watson tregon pse nuk pranon të bëjë foto me fansat

6:27 am 01.03.17

emma

 

Aktorja Emma Watson ka treguar arsyen se pse nuk lejon të bëjë fotografi me fansat e saj.

Në një intervistë për Vanity Fair, ylli nga filmi Harry Potter është shprehur: “Nëse dikush bënë foto me mua dhe e poston atë, brenda dy sekonda ata kanë krijuar një shënjim se ku unë gjendem brenda 10 metrave. Mund të shikojnë se çfarë kam veshur dhe me kë jam. Nuk mund ta lejoj një përcjellje të tillë.”

Watson ka thënë se kjo përbënë “një dallim ndërmjet të qenit e mundur të kesh një jetë dhe të mos kesh”, derisa ka treguar se preferon të ketë bisedë me fansat dhe t’u “përgjigjem çdo pyetje të fansave të Harry Potter, por jo edhe të bëjmë fotografi.”

Ndërkohë, aktorja ka thënë se është më e ndjeshme ndaj fëmijëve. “Kur jam një fytyrë e famshme kundër asaj se do të bëjë dikë të ndihet dobët? Për shembull, fëmijëve nuk u them jo.”

Emma Watson paraqitet së fundmi në filmin Beauty and the Beast krijuar nga Disney në një verzion ‘live-action’. Filmi del nëpër kinema nga 17 marsi.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM