Eminem tregon pse 50 Cent pothuaj e kishte bërë ta linte rep muzikën  (video)

2:00 pm 07.07.17

 

Eminem ka zbuluar një ndodhi interesante nga e kaluara e tij me reperin 50 Cent.

Përmes një videoje të postuar në Instagram, për të uruar ditëlindjen e Fiddy-t, Eminem ka treguar se si disa rreshta nga kënga e G-Unit ‘Places To Go’ nga filmi 8 Mile e kishin bërë atë të mendoj që ta lë muzikën rep përgjithmonë.

“Yo, Fif. Pikë së pari, dua të them urime ditëlindjen. Së dyti, dua të ta kujtoj një strofë që ti bëre dhe që më shtyu të dua ta lë rep muzikën,” thotë Eminem në video.

 

 

Më pas, ai repovat strofën në fjalë:

”Picture a perfect picture/picture me in the paper/picture me starting shit/picture me busting my gat/picture police man dey ain’t gotta picture of that.

”Where I’m from its a fact/you gotta watch your back/You wear a vest without a gat/you’s a target jack.”

Pas kësaj, Eminem shton: “Po, kjo më bëri të dua të ndaloj repovatjen, për një kohë të gjatë.”

Pas këtij postimi, 50 Cent postoi një video në faqen e tij duke shkruar: “Falemnderit @eminem ti e di se ende je më i miri në botë për mua, të dua vëlla.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM