Eminem solli në skenën e Coachellas reperët Dr Dre dhe 50 Cent  (video)

2:26 pm 16.04.18

 

Në natën e fundit të festivalit Coachella 2018, Eminem solli në skenë edhe dy reperët e mirënjohur, 50 Cent dhe Dr Dre.

Marshall Mathers luajti këngë nga albumi i fundit Revival, derisa gjatë koncertit në skenë ftoi edhe miq të tij me të cilët ka bashkëpunuar në të kaluarën.

Me Dr Dre ai këndoi këngën ‘Still D.R.E.’ dhe klasikun ‘Nothin’ but a G Thang’, një kover të Tupac ‘California Love’ dhe ‘Forgot About Dre’.

Me  50 Cent ai këndoi ‘In Da Club’ dhe ‘My Life’, derisa me Bebe Rexhan këndoi këngën ‘The Monster’.

 

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM