Eminem shënon dhjetë vite jo varësi nga alkoholi dhe drogat (foto)

7:17 am 23.04.18

 

Eminem ka postuar në rrjetet sociale duke shhënuar 10 vite të qenit jo i varur nga alkoholi dhe drogat.

Reperi ka postuar një fotografi të tij duke mbajtur një monedhë e cila u jepet pjesëmarrësve të suksesshëm nëpër tubimet për largimin nga varësia e alkoholit apo siç njihet Alcoholics Anonymous.

“Dje shënova 10 vitet e mija” ka shkruar Eminem në Twitter.

 

 

Reperi nuk është i varur nga alkoholi dhe drogat që nga viti 2008.

Më parë, ai kishte qenë i varur për vite nga ilaçe me recetë. Më 2011 ai kishte treguar se si ilaçi Ambien i kishte shkaktuar dobësim në kujtesë dhe për katër vite kishte pasur probleme në të shkruar.

Në kulmin e varësisë së tij, Eminem kishte marrë deri në 60 hapa Valium dhe 30 Vicodin brenda ditës.

“Mjekët më thanë se po bëja ekuivalentin e katër qeseve me heroinë,” kishte thënë ai në vitin 2011, duke folur për overdozën e tij me metadon gjatë vitit 2007. “Ata më thanë se isha vetëm dy orë larg vdekjes.”

Më 2013, në dokumentarin How To Make Money Selling Drugs, reperi kishte folur për varësitë e tij në të kaluarën.

“Nuk e di se kur saktësisht kishte filluar të jetë problem. E mbaj mend që më pëlqente shumë e më shumë,” kishte shpejguar Eminem në këtë dokumentar.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM