Eminem luan këngën e re ‘Walk On Water’ dhe hitet ‘Stan’ e ‘Love The Way You Lie’ (video)

5:11 pm 19.11.17

 

Të shtunën mbrëma Eminem ishte mysafir muzikor në emisionin Saturday Night Live që këtë herë u drejtua nga këngëtari Chance The Rapper.

Duke promovuar këngën e re, ‘Walk On Ëater’, Eminem kështu bëri paraqitjen e tij të shtatë një një emision televiziv të madh në Shtetet e Bashkuara.

Reperi nga Detroit këndoi tri këngë, përveç hitit të ri, bashkë me Skylar Grey ai luajti edhe këngët ‘Stan’ dhe ‘Love The Way You Lie’.

Mendohet se albumi i ri nga Eminem do të quhet Revival, derisa fansat kanë spekuluar se ai do të jetë vazhdimësi e dy të mëparshmëve, atij të vitit 2009, Relapse, dhe të atij nga viti 2010, Recovery.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM