Elon Musk: Kujdes, mund të shtypemi nga një robot diktator

5:03 pm 06.04.18

 

Elon Musk ka shprehur shqetësimin e tij rreth zhvillimit në të ardhmen të inteligjencës artificiale.

Gjatë pjesëmarrjes në dokumentarin ‘Do You Trust This Computer’, sipërmarrësi amerikan ka thënë se duhet të kemi kujdes se si zhvillojmë robotët.

“Nëse nuk vendoset një legjislacion rregullues i kujdesshëm sa i takon inteligjencës artificiale dhe zhvillimit të saj, njerëzimi do të gjejë veten të shtypur nga një robot diktator” është shprehur Musk, transmeton Top Channel.

Bosi i Teslas dhe i SpaceX sheh si rrezik më të madh vetë qeveritë dhe jo kompanitë private.

“Programet e qeverive për inteligjencën artificiale dhe konkurenca në këtë fushë mes tyre mund të çojnë në krijimin e një roboti diktator dhe të pavdekshëm nga i cili nuk do të kishim shpëtim”, paralajmëron ai.

Por, nëse përdoret siç duhet, me kujdes dhe vazhdimisht nën kontroll nga njeriu, kjo inteligjencë mund t’i dhurojë njerëzimit përfitime që s’i ka njohur kurrë më parë.

“Do të prekë çdo aspekt të jetës sonë në një mënyrë që momentalisht asnjëri prej nesh nuk mund ta imagjinojë”, shtoi ai.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM