Ellie Goulding tregon për eksperiencat e saja me ankthin dhe panikun

11:25 am 15.03.17

gould

 

Këngëtarja e mirënjohur britanike, Ellie Goulding, ka folur rreth betejave të saja me sulme nga ankthi dhe paniku.

Fituesja e BRIT Award, ka folur për Well + Good duke treguar metodat që i kanë ndihmuar për të kaluar momentet e vështira në jetën e saj.

Këngëtarja ka treguar se ankthi dhe paniku ndonjëherë kanë qenë aq të mëdha sa ajo nuk ka mundur të largohet nga shtëpia.

“Jeta ime e re si një yll i muzikës pop sigurisht se nuk ishte aq glamuroze sikurse miqt e mi kanë menduar. Fshehtazi, vërtetë po vuaja fizikisht dhe emocionalisht.”  ka thënë këngëtarja.

“Mendoj se një pjesë e asaj që më shkaktonte sulme paniku ishte mos besimi në veten – isha e firkësuar se mos nuk isha aq e mirë si këngëtare sikurse të tjerët mendonin. Dhe derisa pritshmëritë po rriteshin, kisha frikë se mos dëshpëroja të gjithë, dhe veten.”

Goulding gjithashtu tregoi se edhe pse kishte shkuar në terapi ajo prapë do të kishte momente të përfshirjes nga ankthi.

“Vitin e kaluar më kërkuan të perofrmoj në Grammys – një nder i madh, por, sikurse mund të imagjinoni, mjaft stresuese. Në momentet para se të hyja në skenë, i fola vetes. Ndihesha e zemëruar duke qenë e paralizuar me nerva çdo herë që duhej të performoja në televizon. I thash vetes se ky është vendi ku duhet të jem dhe nëse të tjerët besojnë në mua, duhej të filloja edhe unë të besoja në veten.”

Këngëtarja ka treguar se ndihmë të madhe në betejat me ankthin dhe panikun i kanë dhënë edhe ushtrimet e saja fizike.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM