Ekuadori kërkon të zgjidhet fati i Julian Assange

12:48 pm 10.01.18

 

Pesë vite qëndrim të Julian Assange në ambsadaën e Ekuadorit në Londër mund të përfundojnë shumë shpejt pasi Ministria e Jashtme e këtij vendi ka kërkuar zgjidhje të këtij rasti përmes ndërmjetësimit ndërkombëtar.

Themeluesi i Wikileaks është strehuar në ambasadën e Ekuadorit që prej verës së vitit 2012, kur u përball me mundësinë e ekstradimit në Suedi për akuzat për dhunë seksuale ndaj dy femrave, akuza që ai i mohon.

Sidoqoftë, frika më e madhe e Assange, diçka që ai e ka pranuar edhe vetë, është arrestimi dhe dërgimi në SHBA për dosjet sekrete të publikuara nga faqja e tij e internetit. Sidomos pasi kryeprokurori amerikan Jeff Sessions tha se arrestimi i Assange është prioritet.

Por duket se Ekuadori s’mund të vazhdojë ta strehojë më gjatë dhe autoritetet në Kuito thanë se po kërkojnë një vend apo personalitet që të arrijë një marrëveshje me Mbretërinë e Bashkuar, transmeton Top Channel.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM