Ekspozita e parë e Prince hapet këtë vit në Londër

7:41 am 22.08.17

 

‘My Name is Prince’ mban emrin ekspozita e parë për këngëtarin Prince i cili vdiq vitin e kaluar në moshën 57 vjeçare.

Ekspozita do të jetë e para që do të paraqes kujtime të mbetura në shtëpinë e këngëtarit, në Paisley Park në Minnesota.

Instrumente muzikore, veshje të përdorura në skenë, tekste këngësh të shkruara, dhe shumë gjësende tjera ikonike të cilat janë përdorur nga këngëtari përgjatë karierës së tij do të ekspozohen në 21 ditët e ekspozitës që do të hapet më 27 tetor në O2 Arena në Londër.

Në këtë ekspozitë do të jenë edhe ‘syzet me syrin e tretë’ të përdorura nga Prince dhe gjithashtu edhe kitarja Gibson L65 nga vitet 1980-ta.

“Kjo është hera e parë që nxjerrim gjëra jashtë Paisley Park,” ka thënë motra e Prince, Tyka Nelson.

“Jam shumë e emocionuar që do të takoj fansa dhe të ndaj tregimet e tyre për Prince-in dhe t’i përqafoj ata, dhe të qaj me ta nëse është nevoja.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM