‘Efekti Ed Sheeran’ ka rritur vetëbesimin te flokëkuqët, tregon studimi

11:16 am 07.09.17

 

Një studim bërë me meshkujt flokëkuq (ginger) ka nxjerrë të dhëna që tregojnë se këta persona janë duke patur më shumë mundësi për seks falë ‘Efektit Ed Sheeran’.

Hulumtimi i bërë nga kompania Casumo, ka gjetur se një në pesë meshkuj me flokë të kuqe, në mes moshës 25-34 vjeçare, kanë filluar të kenë më shumë atencion seksual nga seksi i kundërt, përgjatë kohës që fama e këngëtarit Ed Sheeran është vazhdimisht në ngritje.

Gjithashtu, ky hulumtim ka gjetur se meshkujt flokëkuq po pranojnë më pak shaka rreth ngjyrës natyrale të flokëve të tyre.

“Është jo e befasishme që flokëkuqët po marrin më shumë atencion tani sesa në vitet e kaluara,” ka thënë një zëdhënës i kompanisë që ka kryer hulumtimin.

“Flokët e kuqe janë popullore te të famshmit meshkuj dhe femra, me yjet si Emma Stone dhe Isla Fisher që udhëheqin tek femrat me flokë të kuqe.”

“Ed Sheeran ka treguar se dukja e tij nuk ka efekt në talentin e tij dhe më shumë njerëz po përqafojnë ngjyrën e tyre natyrale.” ka thënë zëdhënësi i kompanisë Casumo.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM