Editors – ‘Hallelujah (So Low)’

5:52 pm 22.02.18

 

Editors kanë shpërndarë singlin e ri ‘Hallelujah (So Low)’.

Kënga e re vjen pas singlit të parë ‘Magazine’, duke paralajmëruar kështu ardhjen e albumit të ri Violence.

Në këngën e re, Editors bëhen më agresivë duke futur në muzikën e tyre tinguj synth-rock që të kujtojnë Depeche Mode.

Për videospotin e ‘Hallelujah (So Low)’ bendi bashkëpunoi me Rahi Rezvani për të sjellë një video performancë mjaft dramatike.

Albumi Violence del më 9 mars.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM