Edi Rama, ndër artistët e preferuar të Venecias

6:36 am 15.05.17

 

Instalacioni i kryeministrit shqiptar, Edi Rama, në Bienalen e Venecias po cilësohet si ndër më të preferuarit duke u futur në 14 artistët më të mirë të kësaj ngjarjeje.

Në një artikull të “artsy.net” instilacioni i Ramës në Bienale hyn tek veprat që mund të mbeten gjatë në mëndje edhe pasi ky event të ketë përfunduar, transmeton gazeta Shqip.

Vepra e parë që sugjerohet është e artistes franceze Pauline Curnier Jardin e cila prej vitesh jeton në Berlin. Më pas është instalacioni më lule I artistit Michel Blazy, për të vijuar me turkun Nevin Aladağ për të vijuar me të tjerë për tu ndalur tek vepra e kryeministrit shqiptar shoqëruar nga një foto e Casey Kelbaugh.

“Në segmentin e Giardinit nën konceptin e “Viva arte Viva”, një dhomë e madhe është e mbuluar me një mori fragmentesh gjeometrike me ngjyra, që të kujtojnë një student kolegji të talentuar”, shkruan Artsy.net. Më pas u tregohet lexuesve, se, kjo vepër, është realizuar nga kryeministri shqiptar, i njohur për ngjyrat që i dha Tiranës gjatë kohës kur ishte kryebashkiak. Ky instalacion i veshur në mur është i ngjashëm me atë të zyrës qeveritare të Ramës. Vizatimet janë bërë mbi shkresa të përditshme që i duheshin për ditën e tij të punës.

 

lexo artkullin e plotë

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM