Edhe një ministri më shumë në Qeverinë Haradinaj

10:03 am 25.09.17

 

Numri i ministrive në Qeverinë Haradinaj do të rritet në 22.

Do të jetë një ministri e re, ajo e Zhvillimit Rajonal, që do t’i shtohet numrit aktual të ministrive në qeverinë  e drejtuar nga Ramush Haradinaj.

Së paku kështu thuhet në Programin e Qeverisë për vitet 2017-2022, që ka siguruar Gazeta Fjala. Krijimi i kësaj ministrie ishte përmendur edhe gjatë prezantimit të kabinetit nga Ramush Haradinaj.

Në këtë program thuhet se kjo ministri do t’i ketë këto departamente: Departamenti për integrim të zhvillimit rajonal dhe Departamentin për infrastrukturën lokale dhe rajonale, të cilat më pastaj do të ndahen tre e më shumë sektorë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM