Eddie Murphy të luajë në Coming to America 2

6:52 pm 12.01.19

Coming to America sequel Eddie Murphy Craig Brewer Paramount PicturesComing to America është komedi klasike e vitit 1988 me Eddie Murphyn si një princ afrikan që udhëton në mënyrë të fshehur në Queens për të gjetur dashurinë e vërtetë. Tani më shumë se 30 vjet pas lirimit të tij po realizohet pjesa e dytë e filmit. Murphy do të kthehet në rolin e Akeem, i cili në këtë film kthehet në SHBA për të takuar djalin e tij të humbur dhe trashëgimtar të fronit të kombit të tij.

Filmi ka për qëllim të ribashkojë Murphy me pjesën tjetër të kastit origjinal, e cila përfshin Arsenio Hall, Shari Headley, John Amos dhe James Earl Jones.

Në një deklaratë, Murphy tha, “Pas shumë vitesh të pritje, jam i kënaqur të ju njoftojë se Coming to America 2 zyrtarisht po realizohet. Ne kemi mbledhur një ekip të shkëlqyeshëm që do të udhëhiqet nga Craig Brewer, i cili sapo ka bërë një punë të mahnitshme në Dolemite dhe unë pres që t’i sjell të gjitha këto karaktere klasike dhe të dashura përsëri në ekranin e madh “.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM