Ed Sheeran së shpejti me një ‘boy band’

1:42 pm 08.03.17

sheeran

 

Ed Sheeran është duke formuar një ‘supergrup’ që do të përbëhet nga ai dhe disa meshkuj të tjerë.

Këngëtari britanik është pjesë e ballinës në numrin e ri të revistës Rolling Stone, derisa aty raportohet se Sheeran “është në process të audicionit për anëtarë të grupit të meshkujve që ai po krijon” dhe se “tashmë ka shkruar shumë këngë për këtë grup”.

Vet këngëtari i ka përshkruar këto këngë si “shumë, shumë të mira. Superpop, por sigurisht që kredibile”.

Sheeran gjithashtu ka treguar se dëshiron që bashkë me tre apo katër këngëtarë të tjerë meshkuj të këndoj këto këngë dhe të bëjë turne nëpër stadiume.

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM