E vrau gruaja me sopatë, i kthehet trupi na Franca pas katër muajsh familjes Sekiraqa

6:11 pm 29.01.19

Familja Sekiraqa nga Prishtina, para tre muajve e ka kryer të pamën për djalin Artanin i cili iu vra në Francë nga gruaja e tij Suzana gjatë tetorit të vitit të kaluar. Por varr për Artanin ende nuk ka. Trupi i tij kishte qëndruar për gati katër muaj në njërin nga morgjet e Francës duke ia pamundësuar kështu familjes që të ndjerin ta varrosin në vendlindje. Trupi i Artanit 33-vjecar është liruar sot nga morgu, ndërkohë pritet që gjatë javës së ardhshme të sillet në vendlindje. E dyshuara për këtë vrasje, gruaja e tij, Suzana do të gjykohet në Kosovë për krimin e bërë.

Vrasja e Artan Sekiraqës thuhet se u bë më 4 tetor me sëpatë nga gruaja e tij, Suzana. E dyshuara për vrasjen menjëherë mori rrugë për në Kosovë, bashkë me djalin e vajzën që e kishte me Artanin, e ku pas disa ditësh u arrestua.

Por familja e Artanit ka gati katër muaj që e kanë kryer të pamën në Kosovë për djalin e vrarë në Francë. Anise trupi i të ndjerit nuk ka ardhur ende në Kosovë. Familja për katër muaj rresht po kërkon nga ana e institucioneve franceze por edhe atyre kosovare ndihmë për ta nxjerrë trupin e pa jetë të Artanit nga Morgu i Francës

Një gjë e tillë nuk është bërë e mundur deri më sot . Pas dhjetarëve kërkesave të familjes, trupi i Artanit-33 vjeçar gjatë ditës së sotme u lirua nga morgu.

Ndërkohë e dyshuara për këtë vrasje, Suzana, gruaja e Artanit, gjendet në qendrën e paraburgimit në Kosovë. Ajo do të gjykohet në Kosovë dhe gjatë ditëve të ardhme pritet që të dalë para trupit gjykues. Kështu ka bërë të ditur të martën për Express, zëvendës kryeprokurori në Prishtinë, Ibrahim Berisha.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM