E rrallë: Vetura përfundon në kulmin e shtëpisë  (video)

8:47 am 18.07.17

 

Një aksident i rrallë ka ndodhur në St Louis të Missourit.

Bruce Redding, 66 vjeçar, ishte duke u kthyer nga palestra gjatë pasdites së dielë, dhe kur i është afruar shtëpisë në Lillian Avenue kishte parë një veturë të tipit SUV që gjendej mbi kulmin e shtëpisë së tij.

Pjesa më e madhe e shtëpisë i ishte dëmtuar.

“Kjo është gjithçka për të cilën kam punuar, dhe dikush kalon shenjën e ndaljes dhe e shkatërron të gjithën…” është shprehur Redding i dëshpëruar me gjendjen e shtëpisë së tij.

Sipas autoriteteve, vetura ka qenë në shpejtësi kur është përplasur me një pjesë të pjerrët të tokës, afër shtëpisë, dhe më pas ka shkuar në ajër drejt kulmit të shtëpisë.

 

 

Ky aksident i ngjan pamjeve nga filmat aksion. Madje edhe një nga zyrtarët policorë në St. Louis ka thënë se diçka e tillë nuk shihet shpesh.

Vozitësi i veturës është dërguar në spital dhe nuk ka informata për gjendjen e tij, por zyrtarët nga shërbimi i zjarrëfikësve kanë thënë se ai kishte qenë kohë pas kohe i vetëdijshëm, por jo tërë kohën.

Ndërkohë, pronari i shtëpisë ka treguar se ka 40 vite që jeton në këtë shtëpi me familjen e tij, dhe se një gjë e tillë kishte ndodhur edhe gjatë viteve 1980-ta dhe njëherë gjatë 1990-ve, në kohën kur nëna e tij kishte jetuar aty. Në atë kohë ajo nuk ishte lënduar.

Pas largimit të veturës nga kulmi, shokët dhe familja i kanë ardhur në ndihmë 66 vjeçarit për të shpëtuar disa nga sendet e shtëpisë, e cila është bërë krejtësisht e pabanuar dhe kërkon rinovim të tërësishëm.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM