E gjithë bota i ruan, pasuritë arkeologjike në Klinë shërbejnë si kontejnerë

12:11 pm 03.01.19

Një nga zbulimet më të rëndësishme të dekadave të fundit në fushën e arkeologjisë në Kosovë është godina e gjetur në Dresnik të Klinës, e cila mendohet se daton shumë shekuj me radhë.

Duke qenë se këtë pasuri e trashëgon Komuna e Klinës, këto pjesë të gërmadhave janë vënë edhe në oborrin e Shtëpisë së Kulturës në këtë qytet.

Megjithatë, të njëjtat po lihen jashtë pa një përkujdesje, madje ato po shërbejnë si shportë për hudhjen e mbeturinave, shkruan Indeksonline.

Derisa në vendet tjera pasuritë e tilla ruhen dhe mbrohen, madje ato janë të vendosura në muze, në Klinë ato vazhdojnë të trajtohen si ‘mbetje’./Indeksonline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM