E diela ditë zie për Fadil Vokrrin

6:57 pm 09.06.18

 

Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, ka shpallur ditën e diel, 10 qershor 2018, ditë zie në Kosovë, në nderim të Fadil Vokrrit, i cili sot ndërroi jetë.

“Në shenjë respekti shtetëror dhe qytetar, me vendim të presidentit Thaçi, nesër flamujt shtetëror do të ngrihen në gjysmështizë në të gjitha objektet shtetërore të Republikës së Kosovës, brenda dhe jashtë vendit”, thuhet në njoftimin e Presidencës, shkruan Express.

Në moshën 57-vjeçare, i lindur me 23 qershor 1960, ka ndërruar jetë kryetari i Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri.

Varrimi i të ndjerit, Fadil Vokrri, bëhet nesër, më 10 qershor 2018, në orën 17:00 në varrezat e Prishtinës.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM