Dy personat e vetëm që tashmë i dinë emrat e fituesve të Oscars

7:01 am 25.02.17

Këtë të diele (26 shkurt), sytë e botës do të jenë tek ndarja e çmimeve filmike Oscars.

Derisa të gjithë presin të mësojnë fituesit në kategoritë e shumta për realizimet më të mira, janë dy persona që tashmë i dinë të gjithë fituesit.

Martha Ruiz dhe Brian Cullinan janë dy personat e vetëm që tani i dinë emrat e fituesve, para se ata të zbulohen gjatë mbrëmjes së diele paraprirë me thënjen e famshme: “Dhe Oscari shkon për…”

 

result1

 

Ruiz dhe Cullinan i kanë numëruar votat, i kanë numëruar disa herë për të qenë plotësisht të sigurt se rezultatet janë korrekte gjatë secilit numërim.

“Më kanë pyetur se çfarë pëlqej më shumë,” thotë Ruiz për BBC. “Udhëtimi me veturë drejt teatrit është ajo periudha zbavitëse, kur të gjithë presin të mësojnë kush do të jenë fituesit, dhe sigurisht që unë e di saktësisht se kush janë fituesit.”

“Pra, kjo vozitje e shkurtër është kohë zbavitëse. Duke e ditur atë që unë di.”

Ruiz dhe Cullinan, të cilët janë partnerë në firmën PwC, nisën të kryejnë numërimin posa votimet finale u mbyllën të martën e shkuar.

Fituesit e Oscars zgjedhen nga votat e 7,000 anëtarëve të Akademisë amerikane të Filmit, Arteve dhe Shkencave. Ata votojnë përmes postës apo në mënyrë elektronike.

Shumica e bëjnë në mënyrë elektronike, thotë Ruiz, e cila ka folur për BBC para se të përfundonin votimet finale për edicionin e sivjetëm të Oscars.

Përkundër kësaj, numërimi i votave për 24 kategoritë e çmimeve nuk bëhet përmes kompjuterit, e gjitha bëhet me duar.

“Sapo votimet të mbyllen, ne printojmë të gjitha dhe fillojmë një proces shumë manual,” ka shpjeguar Ruiz.

“E bëjmë këtë për shumë arsye. Duam të sigurohemi që asnjë e dhënë të mos mbetet në sistem apo në kompjuter, dhe duam të sigurohemi që disa mekanizma të ndryshëm [të përdoren] për të mbrojtur procesin dhe rezultatet.”

Ruiz dhe Cullinan ndihmohen edhe nga tre kolegë për t’i numëruar votat.

“Por, anëtarët e tjerë të ekipit që na ndihmojnë kanë vetëm një pjesë të vogël të asaj që ne shtypim. Gjithçka mbetet tek unë dhe Brian që numërojmë çdogjë njëherë, dyherë dhe ndonjëherë edhe disa herë për t’u siguruar që është korrekte.”

Të dy përgjegjësit e numërimeve punojnë gjatë tërë javës, deri të premten, kur edhe kanë listën përfundimtare të fituesve.

Më pas, ata fillojnë t’i mbajnë në mend të gjithë emrat e fituesve, kjo për t’u siguruar në rast se ndodh diçka me zarfët. Kjo është vetëm një nga disa nga masat paraprake.

Edicioni i sivjetëm i çmimeve Oscars (Academy Awards) është i 89-ti me radhë. Ceremonia mbahet të dielën në mbrëmje (26 shkurt) në Dolby Theatre në Hollywood.

 

result2

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM