Dwayne ‘The Rock’ Johnson “zyrtarizon” kandidaturën për president  (video)

8:14 pm 21.05.17

Aktori i mirënjohur amerikan, Dwayne ‘The Rock’ Johnson ka “zyrtarizuar” kandidaturën e tij për zgjedhjet presidenciale në Shtetet e Bashkuara të Amerikës për vitin 2020.

Aktori ishte pjesë e emisionit Saturday Night Live dhe aty mbajti një monolog rreth kandidaturës së tij. Atij në skenë iu bashkangjit edhe aktori Tom Hanks i cili përgëzoi shokun e tij derisa tregoi se ai do të jetë zëvendës i tij nëse ai fiton zgjedhjet.

Sigurisht se e gjitha ishte një shaka, derisa gjatë paraqitjes Johnson shfrytëzoi rastin të jetë serioz dhe të flas disa fjalë për atmosferën politike e cila po mbretëron tani në SHBA.

Ai tha se vendit i duhet “më shumë ekuilibër sesa zhurëm” dhe se “amerikanët meritojnë liderë të qëndrueshëm” të cilët brengosen për vendin dhe popullin e tyre.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM