Dua Lipa për ‘Guardian’: Asnjë refugjat nuk ik nga vendi i tij pa qenë i detyruar

3:44 pm 15.04.18

Vitin e kaluar ishte këngëtarja femër më e dëgjuara në Spotify, derisa në shkurt të këtij viti u bë femra e parë që u nominua pesë herë për BritAwards. Këngëtarja e hitit ‘New Rules’ flet për rrënjët e saja nga Kosova, për etikën në punën e saj dhe për muzikën

 

Dua Lipa ka folur për familjen e saj, gjyshin, babain dhe nënën, gjatë një intervistë për gazetën The Guardian.

Ajo ka lindur në veri-perëndim të Londrës më 1995. Ajo vjen nga një familje e madhe shqiptare, të cilëve “u ka ndodhur aq shumë”, thotë ajo, “në jetët e gjyshërve të mi, dhe të prindërve të mi… Kur mundohesh ta kuptosh këtë dhe gjithë çfarë ka ndodhur, është shumë.”

Nëna e saj, Anesa, ka lindur nga një baba kosovar dhe një nënë boshnjake. Gjatë viteve 1990-ta, lufta ndodhi në Bosnje, ku nëna e Anesas jetonte, dhe më pas në Kosovë ku atëkohë Anesa po jetonte me të fejuarin e saj, Dukagjin Lipa. Dukagjini ishte djali i një historiani të mirënjohur, Seit Lipa, i cili në atë kohë ishte kreu i Institutit të Historisë në Kosovë. Kur lufta nisi në Kosovë, kariera e Seitit u ndërpre.

“Sapo erdhën serbët, dëshironin që historianët të rishkruanin histroinë e Kosovës. Ta ndryshonin atë – se Kosova ka qenë gjithmonë pjesë e Serbisë dhe asnjëherë pjesë e Jugosllavisë. Dhe gjyshi im ishte një nga ata njerëz që nuk pranoi, kështu që e humbi punën, sepse nuk donte të shkruante një histori të cilën nuk besonte që ishte e vërtetë.” thotë Dua Lipa gjatë intervistës për Guardian.

 

 

Më 1992, Dukagjini dhe Anesa shkuan në Londër.

“Kam parë prindërit e mi të punojnë në çdo ditë të jetës sime,” thotë Dua. Në Kosovë, babai i saj po trajnohej për t’u bërë dentist, derisa nëna për avokate. Pas ikjes në Londër, të gjitha ndryshuan, dhe për një kohë të gjatë prindërit e Duas punuan si kamerierë në kafene dhe bare.

Dua thotë se ardhja nga një e kaluar siç është e saja “kupton diçka në nivelin personal. Se asnjë refugjat nuk largohet nga vendi i tij pa qenë i detyruar.”

 

Kliko këtu për të lexuar intervistën e plotë të Dua Lipas për The Guardian

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM