Dua Lipa merr dy çmime në Global Awards

10:55 am 08.03.19

Kohë më parë ajo ka fituar herë të parë çmim ‘Grammy’. Ndërsa, tani Dua ka shtuar edhe dy çmime të tjera në karrierën e saj duke fituar dy të tilla në eventin e njohur ‘The Global Awards’ i cili u mbajt në Londër.

 

Ylli i hitit ‘New Rules’ rrëmbej çmimet ‘Artistja më e mirë femër’ dhe ‘Artistja më e mirë britanike’.

Dua përveç që u nderua me dy çmime ajo poashtu ka shkëlqyer me dukjen në një fustan me ngjyrë neoni dhe të zi  ajo ka marrë gjithë vëmendjen.

Ndryshe, së fundi 23 vjeçarja u bë pjesë e një video e cila përcjellet një mesazh për të drejta e femrave.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM