Dua Lipa: Kam disa surpriza përgjatë këtij viti

4:31 pm 25.05.18

 

Dua Lipa ka dhënë një intervistë për revistën NME, duke folur për sukseset e saja, performancën në finalen e Ligës së Kampionëve, albumin e saj të dytë dhe me kë do të donte të bashkëpunonte.

“Është një performancë e madhe. Do të ketë shumë influenca ukrainase. Do të ketë shumë fuqi femërore, çka vërtetë dëshiroja ta shfaqja, sidomos në një sport që dominohet nga meshkujt. Ndjej se grupi i tërë prej femrave është diçka që UEFA nuk e ka parë shumë, kështu që jam mjaft e emocionuar ta bëjë këtë. Është një performancë në periudhën kryesore të ditës, kështu që do të krijojmë diçka vizualisht emocionuese që do të funksionoj në TV dhe në stadium.”  ka thënë Lipa rreth performancës në finalen e Ligës së Kampionëve që mbahet të shtunën.

Kur është pyetur për albumin e ri, këngëtarja ka treguar se ka filluar të shkruaj këngët në fillim të këtij viti.

“Mendoj se derisa jam në turne është e ndërlikuar për të gjetur kohë të shkruaj, por do të shkruaj shumë gjatë mesit dhe fundit të këtij viti. Kam disa surpriza që do t’i nxjerr gjatë këtij viti, por do të mundohem të lëshoj muzikë të re timen gjatë vitit të ardhshëm.”

Gjatë kësaj interviste, Dua tha se do të dëshironte të punonte me Frank Ocean dhe Anderson. Paak.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM