Dua Lipa flet për albumin e saj të dytë

8:13 pm 12.04.18

 

Dua Lipa ka treguar detaje rreth albumit të saj të dytë.

Duke folur për revistën GQ, ajo ka thënë se është duke punuar në albumin e radhës i cili vjen pas atij debutues mjaft të suksesshëm.

“Është një album pop me të cilin do të mund të kërceni, por shumë nga këngët janë të pikëlluara.

“Ato flasin për zemër të thyer dhe për kalimin nëpër manipulime emocionale.”

Më pas këngëtarja ka treguar edhe për vështirësitë për të shkruar këngë me tema më të lumtura.

“Është pak e neveritshme që kjo më nxit kreativitetin, por gjërat e lumtura nuk duket se kryejnë këtë punë për mua.” ka thënë Dua.

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM