Dua Lipa do të performoj në finalen e Ligës së Kampionëve

9:54 am 08.05.18

 

Është konfirmuar se Dua Lipa do të këndoj në ceremoninë hapëse për finalen e këtij edicioni në Ligën e Kampionëve.

Këngëtarja e hitit ‘New Rules’ do të performoj në stadiumin NSC Olimpiyskiy në Kiev të Ukrainës, më 26 maj, para se të filloj përballja ndërmjet Liverpoolit dhe Real Madridit.

“Jam vërtetë e emocionuar që kam rastin të bëjë diçka ndryshe, diçka jashta kutisë, diçka që besoj se nuk e bëjë gjatë koncerteve të mija,” ka thënë lipa për Press Association.

“Është diçka mjaft e madhe, një skenë më e madhe, kështu që mendoj se do të jetë kënaqësi. Dua ta mbaj si befasi por dua t’i çmend fansat e futbollit.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM