Drake lëshon projektin e tij muzikor ku janë të përfshirë Sampha dhe Skepta 

3:34 pm 19.03.17

 

Drake ka lansuar projektin e shumëpritur ‘More Life’ i cili përbëhet nga një playslitë e gjatë muzikore.

Reperi kanadez e kishte paralajmëruar projektin qysh në tetor të vitit 2016, derisa gjatë javës së kaluar përfundimisht paraljmëroi lansimin e tij përmes faqes në Instagram.

Tani, projekti që mban emrin zyrtar ‘A Playlist by October Firm’ është lëshuar në disa prej platformave muzikore në internet. Ai është krijuar nga Drake dhe Oliver El-Khatib (menaxheri i Drake dhe themeluesi i OVO).

“Nuk është një album por është një punë që jam duke krijuar për të mbushur hapësirën në mes të albumeve të mija, për t’i mbajtur njerëzit nxehtë.” ka thënë Drake rreth projektit të ri.

Pjesë e kësaj playliste prej 22 këngëve janë edhe MC Giggs, Jorja Smith, Sampha dhe Skepta.

Më poshtë, nëse jeni të regjistruar në Spotify, mund t’i dëgjoni këngët e këtij projekti.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM