Dr Dre kërkon falje për dhunën ushtruar ndaj femrave

8:38 pm 11.07.17

 

Reperi i mirënjohur amerikan, Dr Dre, ka folur haptas rreth së kaluarës së tij dhe momenteve kur ai ka ushtruar dhunë ndaj femrave.

Në dokumentarin e HBO me titullin The Defiant Ones, që flet për jetën e Dr Dre dhe Jimmy Iovine, reperi ka folur rreth sjelljeve të tija në të kaluarën ndaj femrave.

“Çdo njeri që sulmon një femër është një idiot i pistë,” thotë Dre në seritë e këtij dokumentari, pjesë të së cilës mund të shikoni duke klikuar këtu.

“Është jashtë mendjes së tij, dhe unë isha jashtë mendjes sime në atë kohë. E prisha të gjithën, kam paguar për atë, më vjen keq për atë, kërkoj falje për atë.”

“Kam këtë re të errët që më përcjell,” thotë Dre, “dhe do të qëndroj me mua përgjithmonë. Është një njollë e madhe në mua si mashkull.”

Dhuna e Dre ushtruar ndaj gazetares Dee Barnes ishte përshkruar në një artikull të Rolling Stone në vitin 1991.

Ky incident, dhe incidente të tjera në të kaluarën, nuk u përfshinë në filmin Straight Outta Compton të vitit 2015, film ky i cili bëri që ish partnerja e Dre, Michel të flas rreth vetes së saj duke thënë se ishte “një e dashur e qetë e cila ishte rrahur dhe i ishte thënë të ulet dhe të mbaj gojën mbyllur,”. Kërkim faljet e mëpastajshme ajo i kishte cilësuar si të pasinqerta.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM