Dokumentari i ri për Michael Jackson dhe abuzimet e tij seksuale ndaj fëmijëve do të debutojë në Sundance ketë vit

10:46 am 10.01.19

Michael Jackson, 2005 (Photo by Carlo Allegri/Getty Images)Festivali i Filmit Sundance ka njoftuar se një dokumentar i ri, dy-pjesësh me Michael Jackson i titulluar Leaving Neverland do të ketë premierën e tij botërore në festivalin Sundance të këtij viti.filmi regjisor i të cilit ështe Dan Reed (The Pedophile Hunter, Tre Ditët e Terrorit: Sulmet Charlie Hebdo) është seri e cila ndjek dy burra (tani në të 30-tat e tyre) të cilët pohojnë se ata ishin abuzuar seksualisht në vitet 1990 nga Jackson, duke filluar nga mosha 7 dhe 10. Identitetet e burrave të paraqitur në film nuk janë zbuluar ende.

Dy episodet dokumentare do të jenë gjithsej 233 minuta dhe premiera do të jetë me 25 janar në Teatrin egjiptian në Park City, Utah, pasuar nga një sesion Q & A.

Në 2005, Jackson u lirua nga akuzat për ngacmim të fëmijëve pas një gjyqi.

Familja e Jackson i u përgjigj filmit në një deklaratë dërguar në Pitchfork.

“Kjo është edhe një tjetër prodhim i hidhur në një përpjekje të egër dhe patetike për të shfrytëzuar dhe për të ndërhyrë në jetën Michael Jackson. Wade Robson dhe James Safechuck kanë dëshmuar nën betim se Michael kurrë nuk bëri ndonjë gjë të papërshtatshme ndaj tyre. Safechuck dhe Robson, ky i fundit një vetë-shpallur ‘zot i mashtrimit’, ngriti padi kundër pasurisë së Michael, duke kërkuar miliona dollarë. Të dyja paditë u hodhën poshtë. Ky i ashtuquajtur “dokumentar” është vetëm një rehash i akuzave të diskredituara. Është e habitshme pse filmistët e besueshëm do të përfshiheshin në këtë projekt “.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM