Dokumentari i Puff Daddyt do të jepet premierë në Tribeca Film Festival

11:20 am 09.03.17

PHILADELPHIA, PA - SEPTEMBER 23:  Rapper Sean 'Puff Daddy' Combs performs during the Bad Boy Family Reunion Tour at Wells Fargo Center on September 23, 2016 in Philadelphia, Pennsylvania.  (Photo by Gilbert Carrasquillo/Getty Images)

 

Reperi dhe ndërmarrësi i mirënjohur, Sean Combs (aka Puff Daddy), ka bërë të ditur se do jap premierën e dokumentarit të tij më të ri në Festivalin Tribeca që mbahet gjatë muajit të ardhshëm në New York.

Dokumentari Can’t Stop, Won’t Stop: The Bad Boy Story është bërë nën regjinë e Daniel Kaufman dhe ofron pamje të rralla nga historia 20 vjeçare e kompanisë muzikore Bad Boy Entertainment themeluar nga Diddy.

Pjesë e dokumentarit është edhe historia e vrasjes së Biggie Smalls si dhe përpjekjet e Diddyt që në vitin 2015 të ribashkoj anëtarët e vjetër të kësaj shtëpie muzikore.

“Jam i bekuar të prezantoj filmin tonë në Festivalin e Filmit Tribeca,” ka thënë Diddy në lajmërimin e tij.

“Tribeca sjell emrat më të mëdhenj nga kultura dhe argëtimi, me vizionarë nga gjithë industria për të shënuar fuqinë e të treguarit të ngjarjeve. Nuk ka vend më të mirë për të ndarë historinë mbrapa lëvizjes Bad Boy.”

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM