Dogana ndalon naftë të cilësisë së dyshimtë

3:19 pm 12.07.17

 

Rreth 300 mijë litra derivate të naftës janë ndaluar në Doganën e Kosovës derisa po importoheshin.

Ndalimi i tyre është bërë para katër ditësh për shkak të dyshimit në kualitetin dhe në përmbushjen e parametrave të përcaktuar.

“Janë mbi 20 autobote të cilat janë duke u mbikëqyrur nga Dogana e Kosovës”, ka thënë për Insajderin zëdhënësi i Doganës së Kosovës, Adriatik Stavileci.

“Është bërë tejkalimi i parametrave të lejuar për disa dërgesa të naftës. Gjithsesi se më duhet të theksoj se sipas analizave tejkalimi i parametrave është 0.01 % më shumë se vlerat e lejuara”, ka shtuar Stavileci.

Marrë për bazë se dallimi në parametra është shumë i ulët, Stavileci ka thënë se nafta sërish është dërguar për analiza.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM