Do të ketë vlerësim të mësimdhënësve, paralajmëron MASHT

3:56 pm 07.01.18

 

Për të identifikuar nevojën për trajnim të mësimdhënësve, Ministria e Arsimit Shkencës dhe Teknologjisë planifikon që të bëjë vlerësim të mësimdhënësve.

“Fjala test pak është e rëndë dhe po ka reagime të ndryshme nga mësimdhënës të ndryshëm, por vlerësim do të ketë. Pak a shumë do të jetë identifikimi i nevojave për trajnim, pra nuk do ta quaj ndoshta testim sepse testimi ndoshta mund të kuptohet duhet të kalojë dikush apo nuk duhet të kalojë nga ai testim. E jona është që t’i vlerësojmë, t’i identifikojmë nevojat shtesë për t’i trajnuar mësimdhënësit, këtë do ta bëjmë patjetër.” ka thënë ministri Shyqiri Bytyqi, transmeton Koha.net.

MASHT-i ka bërë trajnime për mësimdhënësit rreth kurrikulës së re, por që Bytyqi thotë se një masë e madhe e mësimdhënësve trajnimet i kanë mbajtur vetëm për formalitet dhe se nuk e kanë mbajtur trajnimin për të arritur nivelin e marrjes së informacionit për ta zbatuar atë kurrikulë në praktikë.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM