Do të ketë edhe tre filma të rinj nga Star Wars

7:34 pm 12.11.17

 

Fansat e Star Wars do të zbaviten edhe me tre filma të rinj të cilët do të zgjerojnë tregimin përtej sagës Skywalker dhe që pritet të sjellin edhe karaktere të reja.

Kjo trilogji do të krijohet nga Rian Johnson, i cili është përgjegjës për filmin The Last Jedi, që del muajin e ardhshëm.

Bashkëpuntori i tij i rregullut Ram Bergman do të jetë producent i këtyre tre filmave të rinj.

“Kaluam kohën më të mirë duke bashkëpunuar me Lucasfilm dhe Disney në The Last Jedi.

“Star Wars është mitologjia më e madhe moderne dhe ndihemi me fat që kemi kontribuar në te.

“Me padurim presim që të vazhdojnë me këto seri të reja të filmit.” kanë thënë Johnson dhe Bergman në një njoftim të përbashkët.

Françiza Star Wars deri më tani ka nëntë filma, përfshi Star Wars: Episode IX, që është bërë nën regjinë e JJ Abrams dhe që do të lëshohet gjatë vitit 2019.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM