Disney planifikon filma ‘Star Wars’ për pesëmbëdhjetë vitet e ardhshme

10:11 am 27.03.17

 

Kompania filmike Disney ka bërë të ditur se është duke planifikuar filma të ri në françizën ‘Star Wars’ që do t’u sillen shikuesve përgjatë viteve të ardhshme.

Disney aktualisht është duke punuar filmin ‘Star Wars: Episode 8’, si dhe ‘Episode 9’, e poashtu edhe një spin-off film që del nga filmat e mëdhenjë të Star Wars.

Ndërkohë, drejtori në Disney, Bob Iger, ka lënë të kuptohet se kompania dëshiron të vazhdoj të sjellë filmar Star Wars për shumë vite në të ardhmen.

“Kemi filluar biseda rreth asaj se çka do të ndodh pas Episode IX,” tha Iger gjatë një interviste në Sana Monica, transmeton The Hollywood Reporter.

Ai shtoi: “Rreth asaj që mund të jetë edhe një dekadë-e-gjysmë e tregimeve të Star Wars.”

Ndërkohë, aktori Woody Harrelson ka thënë së fundmi se filmi spin-off që flet për karakterin e Han Solo, është “filmi më i mirë Star Wars deri më tani”.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM