Disclosure po punojnë në albumin e ri

6:22 am 13.01.18

 

Dyshja elektronike Disclosure ka filluar të punoj në albumin e ri, i radhës pas atij të vitit 2015, Caracal.

Përmes një postimi në Facebook, dyshja britanike ka njoftuar se po i futen punës për albumin e ri dhe për këtë u duhet të bëjnë pushim nga edicioni i sivjetëm i festivalit të tyre Wild Life.

“Pasi kemi një orar mjaft të zënë me inçizime, në punën për albumin e tretë, do t’i japim pushim tokës në Shoreham Airport përgjatë vitit 2018, dhe do të kthehemi më të mëdhenj dhe më të mirë në vitin 2019.”

 

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM