Dig Data është online! millenniumkosovo.org/digdata

10:38 am 27.07.18

Kjo garë ndahet në dy kategori, ajo për Komunikim të të dhënave me shpërblim deri në 30 mijë euro dhe ajo për Intervenim bazuar në të dhëna me shpërblim deri në 150 mijë euro.

millenniumkosovo.org/digdata

Faqja e garës DIG DATA nga Fondacioni i Mileniumit të Kosovës (MFK) është tashmë online dhe përmbanë të gjitha informatat që lidhen më pjesëmarrjen në këtë garë.

DIG DATA është garë e cila fton hulumtuesit e të dhënave të gërmojnë të dhënat e hapura, të reflektojnë mbi to dhe ofrojnë për publikun solucione kreative rreth përdorimit të tyre.

Kjo garë synon të involvoj opinionistët, mediat, shoqërinë civile, qeverinë, sektorin privat, akademinë, gazëtarët, dizajnerët, inovatorët e tëknologjisë dhe të gjithë ata që ofrojnë zgjidhje kreative për adresimin e çështjeve të ndryshmë, për të reflektuar mbi rëndësinë e të dhënavë të hapura për një qeverisje të hapur dhe më përgjegjëse.

Kjo garë ndahet në dy kategori, ajo për Komunikim të të dhënave me shpërblim deri në 30 mijë euro dhe ajo për Intervenim bazuar në të dhëna me shpërblim deri në 150 mijë euro.

Gara DIG DATA është e hapur deri më 26 Shtator të këtij viti.

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM