Dietë për të gjithë në një fshat në veri të Spanjës (video)

1:58 pm 20.02.18

 

39.426 banorë të fshatit Naron në veri-perëndim të Spanjës kanë vendosur që t’i nënshtrohen një diete përmes së cilës synojnë të humbasin, kolektivisht, 100 mijë kilogram brenda dy viteve.

Një dietë e shëndetshme, stërvitje të rregullta dhe kontrolle mjekësore janë baza e programit në të cilin i gjithë komuniteti ka të njëjtin objektiv, të humbasë peshë në mënyrë të shëndetshme. Banorët mund të ndjekin planet e hartuara nga qendra lokale shëndetësore ndërsa restorantet do të ofrojnë vetëm menu të shëndetshme.

“Komuniteti është i fokusuar të bëhet i shëndetshëm dhe kemi vendosur si objektiv të humbasim 100 mijë kg”, thotë Carlos Pinero, doctor, transmeton Top Channel.

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM