DiCaprio dhe Scorsese po punojnë në filmin për Theodore Roosevelt

3:25 pm 28.09.17

 

Sipas raportimeve, aktori Leonardo DiCaprio dhe regjisori Martin Scorsese janë bërë bashkë dhe po punojnë në një film që do të tregoj për jetën e Theodore Roosevelt, presidentit të 26-të të Shteteve të Bashkuara.

Sipas Deadline, kompania Paramount do të angazhoj DiCaprion edhe në punën e produksionit bashkë me Jennifer Davisson.

Trajtimi i biografisë së Roosevelt ka qenë pasion i aktorit që nga viti 2006, pasi ai gjithmonë ka dëshiruar që të adaptoj në film librin e Edmund Morris, The Rise of Theodore Roosevelt. Megjithatë, mbetet e paqartë nëse në filmin e ri do të përfshihet ky projekt.

Konkretizimi i bashkëpunimit të fundit në mes të DiCaprios dhe Scorseses do të ishte i radhës pasi dyshja në të kaluarën kanë sjellë filma të njohur si Shutter Island, Gangs of New York, The Wolf of Wall Street, The Departed dhe The Aviator.

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM