Dhani Harrison me këngë për ndodhitë aktuale në botë (video)

6:16 pm 19.10.17

 

Uraganë që shkaktojnë kërdi, flakë që përfshijnë malet dhe akullnajat që shkrihen, të gjitha këto paraqiten në videospotin e këngës ‘All About Waiting’ nga Dhani Harrison.

Kënga është pjesë e albumit debutues IN///PARALLEL që këngëtari e nxori gjatë këtij viti në solo karierën e tij.

Në videospotin e animuar paraqitet një karakter femër që është e specializuar në manipulimet gjenetike. Në një moment ajo fillon të dyshoj në dobinë e hulumtimeve të saj dhe fillon të vuaj nga një mori probleme shëndetësore.

E gjithë kënga flet për ngjarjet aktuale që po ndodhin në botë, derisa vet Harrison kishte thënë për Rolling Stone se pikërisht ngjarjet që po ndodhin tani në botë kanë qenë frymëzim për një numër të këngëve në albumin e tij debutues si solo.

“Secili është më i përçarë sesa që ishim në të kaluarën,” ka thënë këngëtari. “…Lajmet kanë jetëgjatësi, sa, një ditë? Furnizimi nuk ka të ndalur. Njerëzit harrojnë gjërat sepse ditën tjetër ndodh diçka po aq e tmerrshme, e keqe, ose e frikshme, apo e mirë dhe që ty të ikën.”

 

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM