Dështimi i ‘Vanity Fair’, e bënë aktoren Witherspoon me tri këmbë (foto)

7:21 am 26.01.18

 

Përdoruesit e vëmendshëm të internetit kanë vërejtur se diçka nuk shkon në fotografinë për ballinën e revistës Vanity Fair ku paraqiten emra të mëdhenj të Hollywoodit.

Në fotografinë kryesore për ballinën e revistës Vanity Fair, në pamje të parë duket çdo gjë në rregull, ku përveq aktores Reese Witherspoon dhe prezantueses Oprah Winfrey paraqiten edhe Harrison Ford dhe Nicole Kidman.

Fansat e vëmendshëm në internet kanë vërejtur se diçka nuk shkon me gjymtyrët e Witherspoon. Aty vërehet se ajo ka tre këmbë, derisa Winfrey në një foto ka dorën e vendosur në gjurin e vet, derisa në një tjetër po të njëjtën dorë të vendosur rreth aktores Witherspoon.

 

 

Pas këtij zbulimi, reagimi i dy protagonisteve ka qenë mjaft dashamirës.

“Epo… Tani të gjithë e kuptuan… Unë kam 3 këmbë. Shpresoj se ende më pranoni për atë kush jam.” ka shkruar Witherspoon.

Reagimi i Winfrey ishte: “E pranoj këmbën tënde të tretë. Siç e di se ti e pranon dorën time të tretë.”

 

 

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM