Deri në 6 muaj burg për keqtrajtimin e kafshëve

4:03 pm 05.02.19

Ndryshimi dhe plotësimi i Kodit Penal të Kosovës ka avancuar në ruajtjen dhe mbrojtjen e të drejtave të kafshëve.

Tash e tutje sipas Kodit të ri Penal secili keqtrajtim i kafshëve do të dënohet me gjobë, apo burgim deri në gjashtë muaj. Ndërsa, organizimi apo vënia e basteve në luftërat ndërmjet kafshëve të njëjta do të dënohet deri në një vit burgim. Kodi i ri penal parasheh në 5 nene, ku mbron të drejtat e kafshëve, nenet 342, 343, 344, 345 dhe 346.

Në këto nene, theksohet se dhënia e ndihmës veterinare në mënyrë të pandërgjegjshme dhe ushtrimi i kundërligjshëm i shërbimeve veterinare është vepër penale.

“Kushdo që keqtrajton kafshën ose përfshihet në çfarëdo akti seksual me kafshën për qëllime seksuale, dënohet me gjobë ose me burgim deri në gjashtë muaj.

  1. Për qëllime të këtij neni:

2.1. “keqtrajtim” nënkupton veprimin apo mosveprimin me të cilin kafshës i shkaktohen vuajtje, dhembje apo shqetësime të rënda, të cilat në shkallën dhe rrethanat në të cilat paraqiten janë të tepruara dhe të panevojshme.

2.2. “akt seksual” nënkupton penetrim sado i vogël i cilësdo pjesë të trupit të kafshës me organin seksual të personit, cilëndo pjesë tjetër të trupit të personit ose objektit për qëllime seksuale.

2.3. “qëllim seksual” nënkupton çdo veprim i bërë për qëllimet e kënaqësisë seksuale të një personi.

  1. Kushdo që organizon, financon ose është nikoqir i luftës ndërmjet kafshëve të llojeve të njëjta apo të ndryshme ose organizon apo merr pjesë në bast në këto luftëra, dënohet me gjobë ose me burgim deri në një vit”, thuhet në nenin 346 të Kodit të ri Penal në Kosovë.

Ndryshe, luftërat ndërmjet kafshëve, sidomos qenve, është bërë një dukuri mjaft e përhapur në Kosovë./IndeksOnline/

URBAN Electro

URBAN Funk

URBAN FM